Arbëri

Rreth 6 milionë euro do kushtojnë zgjedhjet, kushtetuesja ‘bllokon’ MF-në

Rreth 6 milionë euro do kushtojnë zgjedhjet, kushtetuesja ‘bllokon’ MF-në

Afër 6 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

Ndonëse, ditë më parë është shpërndarë Kuvendi, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Financave ende nuk i ka ndarë mjetet buxhetore për KQZ-në derisa të ketë një opinion këshillues nga Gjykata Kushtetuese.