Arbëri

Istrefi: Do t’i ulim pagat në Telekom, s’ka kushte për privatizim

Istrefi: Do t’i ulim pagat në Telekom, s’ka kushte për privatizim

Gjendja e vështirë financiare si dhe numri i të punësuarve ka bërë që faza e privatizimit të Telekomit të Kosovës të shihet me dyshime, pa një ristrukturim fillestar të kësaj ndërmarrjeje.

Ky proces i nisur në tetor të vitit të kaluar nuk pritet të përfundojë brenda 6 muajsh, e gjithë kjo pasi ende nuk ka përfunduar faza përmbyllëse e përzgjedhjes së kompanisë e cila do ta bëjë ristrukturimin e Telekomit.