Kurti kujton Xhemajl Mustafën: Përherë i kredhur në mendime

Kurti kujton Xhemajl Mustafën: Përherë i kredhur në mendime

23 August 2019 11:49

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kujtuar 66-vjetorin e lindjes së ish anëtarit të LDK-së Xhemajl Mustafa.

Kurti thotë se ende askush nuk u gjykua për e dënua për vrasjen e tij.

Kryetari i Vetëvendosjes thotë se Mustafën e mban mend si burrë të mirë, të qetë e të kredhur në mendime.

Kurti ka publikuar edhe një poezi të Xhemajl Mustafës kushtuar Adem Demaçit.

Postimi plotë i Kurtit:

“Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t'i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen 'Dardania'. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim. E kam takuar disa herë në fundvitet e '90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët. Në vijim është një poezi e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin e shkruar në vitin 1972”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme