Arbëri

AKU bllokon në Portin e Durrësit 387 tonë mish të pasigurt për konsum

AKU bllokon në Portin e Durrësit 387 tonë mish të pasigurt për konsum

AKU ndalon hyrjen e 387 tonë mish të pasigurt në Shqipëri. Mësohet se 234.5 tonë mish janë kthyer në vendin e origjinës, ndërsa 152.6 tonë janë në proces për kthim. Ngarkesa është bllokuar në Portin e Durrësit.

Sipas AKU gjatë kontrollit janë “konkluduar se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës”.