Nga dita e diel, punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” do të hyjnë në grevë të përgjithshme në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre.
Kryetari i sindikatës së këtyre punëtorëve, Bashkim Latifi, ka thënë se i kanë dhënë afat tri ditë menaxhmentit të Aeroportit që të reflektojë, megjithatë ai beson që këto kërkesa do të realizohen, raporton KTV.
Megjithatë, për tri grevat që i kanë mbajtur nuk kanë pasur të drejtë ligjore, pasi ato janë dashur të paralajmërohen 72 orë më herët.
Për këtë të enjte, aeroporti i është kthyer normalitetit dhe të gjitha fluturimet janë realizuar me kohë, për shkak të pezullimit të grevës.
Për grevën e së enjtes ka intervenuar edhe Inspektorati i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas këtij dikasteri, dyshohet se personeli i ANP-së ka bërë disa shkelje ligjore gjatë grevës, për çka pritet një raport final.
-
Rrahje në aeroport, pesë persona në pranga
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Dy ditë bllokadë në Aeroportin e Vlorës, përplasja Pacolli–Ademi paralizon punimet
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”