Arbëri

Komunat nuk përfillin obligimin ligjor për takime me qytetarë

 

Ligji për Vetëqeverisje Lokale obligon kryetarët e komunave që brenda vitit të organizojnë së paku 2 takime publike me qytetarë, për të diskutuar problemet me të cilat ata përballen.

Por, sipas statistikave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, janë nëntë komuna që në periudhën janar – qershor të këtij viti, nuk kanë organizuar asnjë takim të tillë, raporto KTV.