Arbëri

“IrishTimes”: SHBA-ja e Rusia po i vardisen Serbisë derisa pakti për Kosovën mbetet i largët

“IrishTimes”: SHBA-ja e Rusia po i vardisen Serbisë derisa pakti për Kosovën mbetet i largët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar zërat se mund të ketë kthim të shpejtë në tavolinën e bisedimeve me Kosovën, në kohën kur SHBA-ja dhe Rusia po i vardisen Beogradin mes betejës për ndikim në Ballkan.

Vuçiqi qëndroi në Nju Jork për të drekuar me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në kohën kur Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë nxitur Serbinë dhe Kosovën që të bëjnë kompromise që do të ndihmonin të thyenin bllokadën nëntë-mujore në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, raporton “IrishTimes”.