Deputetët Deda e Osmani nesër votojnë për shpërndarjen e Kuvendit Foto: Koha

Deputetët Deda e Osmani nesër votojnë për shpërndarjen e Kuvendit

21 August 2019 15:22

Deputeti Ilir Deda nesër do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Deda është takuar me deputeten e LDK-së Vjosa Osmani me të cilën ka postuar një fotografi në Facebook, duke thënë se janë gati për shpërndarjen e Kuvendit.

Kujtojmë se nesër nga ora 10:00 do të fillojë seanca e Kuvendit, në të cilën si pikë e rendit të ditës është edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do t’i hapë rrugë shkuarjes në zgjedhje./ksp

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme