Së paku tri fluturime janë anuluar deri tash në Aeroportin e Prishtinës, shkaku i grevës së punëtorëve.
Sipas Sindikatës së ANP-së, 80% e punëtorëve janë pjesë e grevës. Derisa edhe fluturime të tjera janë shtyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUdhëtarët thonë se nuk janë njoftuar për këto vonesa ose anulim të fluturimeve.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi ka thënë se greva do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme deri ne realizimin e kërkesave të tyre, që kanë të bëjnë me nivelizim pagash e pagesa të benificioneve tjera për punëtorët.
Jo zyrtarisht, KTV-ja ka mësuar se aeroporti është krejtësisht jashtë funksionit megjithatë zyrtarë të tij e mohojnë këtë.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka thënë se po vazhdojnë fluturimet dhe ANP nuk ka mbyllur operimet.
Greva e tretë me radhë do të vazhdojë deri në ora 14:00.