Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është i sigurt që PDK-ja fiton në zgjedhje, por edhe sikur të dalë në opozitë, atëherë opozitarizimin do ta bëjë në institucione dhe jo në rrugë.
“Le t’i mbajnë ata vijat e kuqe. Unë mendoj që ne do të fitojmë, por edhe nëse mbesim në opozitë do ta mbështesim qeverinë e ardhshme për interesin e shtetit. Opozitën do ta bëjmë në institucione dhe jo në rrugë”, ka thënë Haliti në televizionin publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se përveç kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që thotë se do ta luftojë korrupsionin, të gjithë kandidatët tjerë për kryeministër të partive tjera thonë se “do ta qesin PDK-në në opozitë”, çka sipas tij, “një gjë e tillë nuk është e kuptueshme”.