Shqiptarët, faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike të Malit të Zi

Shqiptarët, faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike të Malit të Zi

20 August 2019 15:40

Shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Duke i uruar suksese gjatë mandatit në krye të Komunës së Tuzit, Presidenti Meta theksoi se fitorja e Gjeloshaj është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.

Kreu i Shtetit i vlerësoi shembullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe shprehu bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon./atsh

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme