Arbëri

Ndërkombëtarët po humbin durimin me institucionet e Kosovës

Ndërkombëtarët po humbin durimin me institucionet e Kosovës

Ka rreth një vit që përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovës i kanë shpeshtuar kritikat në drejtim të institucioneve të Kosovës, lidhur me fenomenet negative, si nepotizmi, korrupsioni apo për dukurinë, siç po quhet, të “kapjes së shtetit”.

Ata theksojnë se shtetet që Kosova i konsideron si mike, po e humbin durimin e tyre, duke potencuar se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një trajtim të tillë nga të zgjedhurit e tyre, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal.