Veseli nga Novobërda: Krenar për trashëgiminë tonë kulturore e me flamurin tonë të bukur

Veseli nga Novobërda: Krenar për trashëgiminë tonë kulturore e me flamurin tonë të bukur

17 August 2019 21:01

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në vazhdën e fushatës së tij të nisur para kohe për zgjedhjet e parakohshme në vend, për të cilat ende s’është caktuar data, ka vizituar Kalanë e Novobërdës.

Veseli, Kalanë e Novobërdës e ka quajtur “perlë të trashëgimisë sonë kulturore” ndërsa ka thënë se ky “vendbanim antik ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh”.

Por, krenar akoma më shumë thotë se ndihet “me flamurin e bukur të Kosovës, që valëvitet krenar në kullat e saj”, që me gjasë vjen si reagim ndaj lajmeve të fundit për heqjen e flamurit të Kosovës nga kjo kala.

Veseli nuk la pa përmendur edhe Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të shtetit “që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës”.

Tutje, ai thotë se “Serbia e ka të kotë që përpiqet ta përvetësojë kulturën dhe trashëgiminë tonë”.

“Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasuri e lashtë e Kosovës”, është shprehur ai.

Ditë më parë, ministri serb i Kulturës, ka thënë se “rrënojat e kishës katolike të shën Kollit në Novobërdë i përkasin kishës ortodokse serbe”, atje ku ditë më parë është mbajtur një meshë në shqip nga kisha katolike e Kosovës.

“Ne kemi për t’ia kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor, por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë”, u shpreh Veseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

illir19/08/2019 10:11

dini ndonjë gjë rreth historisë së asaj fortese ooo ajvanee

Shto koment

Të ngjashme