Arbëri

VV: Pacientët presin me orë të tëra për të marrë shërbime, zyrtarët e mohojnë

Foto: Koha

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq kanë drejtuar një varg kritikash për shërbimet shëndetësore në këtë komunë.

Ata kanë thënë se pacientët presin me orë të tëra për të marrë shërbime në ndërresën e natës dhe se në shumë raste detyrohen të shkojnë në QKUK me vetura private, shkruan sot Koha Ditore.

Koordinatori i Qendrës së VV-së në Obiliq, Sami Ahmeti, nëpërmjet një reagimi ka thënë se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka vetëm një autoambulancë gjysmëfunksionale, pasi dy të tjera janë jashtë përdorimit.

“Mbi 21 mijë banorë, 1 autoambulancë dhe 1 mjek gjatë ndërresës së natës. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kastriot për raste emergjente funksionon me vetëm një autoambulancë gjysmëfunksionale, e cila për shkak të mosmirëmbajtjes shumë shpesh mbetet rrugëve dhe nuk arrin në destinacion. Dy autoambulanca të tjera ka kohë që janë jashtë funksonit”, ka theksuar Sami Ahmeti nëpërmjet këtij reagimi.

Për këtë arsye, sipas tij, edhe rastet e rënda që udhëzohen për në spitalet e Prishtinës detyrohen që deri atje të udhëtojnë me vetura private. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)