Arbëri

Kallëzim penal për 22 policë për dëbimin e shtetasve turq

Kallëzim penal për 22 policë për dëbimin e shtetasve turq
Foto: Ilustrim/Koha

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti. Ky rast është i njohur edhe si rasti “Gylenistët".

"Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehurit të tjerë në lidhje me ketë rast", thuhet në përgjigjen për KTV.