Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Kosovës në Kopenhagë, Danimarkë, dhe se është dëmtuar stema e shtetit të Kosovës.
Këto vepra ka thënë se janë bërë nga banditë dhe huliganë serbë në Danimarkë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. Ne e dënojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai ka thënë se Kosova po punon me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë teksa ka shtuar se sulmet e tilla tregojnë “vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk do të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës”.
“E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në fund.
Me këtë rast është vandalizuar edhe stema e ambasadës së Shqipërisë në Kopenhagë, objekt ku janë të vendosura të dy misionet diplomatike.
{gallery}