O’Connell reagon ndaj interpretimit të porosisë së QUINT-it për dialogun Foto: Koha

O’Connell reagon ndaj interpretimit të porosisë së QUINT-it për dialogun

14 August 2019 13:16

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar në lidhje me interpretimet që i janë bërë deklaratës së përbashkët të QUINT-it, në lidhje me rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes këtij reagimi në Facebook ka thënë se çështja e dialogut Kosovë-Serbi është temë e rëndësishme edhe për Kosovën edhe gjithë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse duhet përfshirja e ndërkombëtarëve, dhe pse QUINT-i ka kërkuar rinisjen e tij, ndërkaq zgjedhjet, janë çështje tërësisht e Kosovës, se a duan t’i mbajnë apo jo.

“Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës. Kam lexuar “komentues” që pretendojnë se deklarata e QUINT-it ishte thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje. Pse gazetat shtypin marrëzitë e tyre, pa na pyetur neve se çfarë mendojmë? Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keqinformuar. Por rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar O’Connell.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Atdhe14/08/2019 15:21

Po qfar dialogu te leshit per qka dialog per pakicen serbe ska dialog i kan te drejtat me te mdhaja ne bote per kta duhet vetem kosova dhe BE te jene garantus me serbin duhet dialog per brenda serbis per shqiptaret qe jetojne ne serbi per boshnjaket qe jetojne ne Sanxhak per Hungarezet e vojvodines keto duhet te jene pikat ne qofte se serbia eshte e gatshme te bisedoj sa per pakicen serbe ne kosove garantus eshte vete Kosova dhe BE.

Shto koment

Të ngjashme