Arbëri

“Brukseli nuk do që të flitet për të pagjeturit, fajtorë kryesorë Serbia e Kosova”

“Brukseli nuk do që të flitet për të pagjeturit, fajtorë kryesorë Serbia e Kosova”

Brukseli nuk dëshiron që të bisedojë për zbardhjen e fatit e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë. Ndërsa për këtë qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë fajtoret kryesore pasi nuk kanë iniciuar një gjë të tillë.

Kështu u tha gjatë debatit publik “Temat (jo) aktuale të dialogut të Brukselit – temat e rëndësishme për të cilat nuk është biseduar në Bruksel dhe pse?”, ku u apelua që fati i personave të pagjetur të vendoset në tavolinë.