Haxhiu: PDK-ja e ka shkatërruar vendin e VV-ja do demokraci, LDK-ja të zgjedhë me kë dëshiron qeverisje Foto: Ilustrim/Koha

Haxhiu: PDK-ja e ka shkatërruar vendin e VV-ja do demokraci, LDK-ja të zgjedhë me kë dëshiron qeverisje

14 August 2019 12:01

Në debatin me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, në kuadër të Talk the Talk, e organizuar nga kolegji Riinvest, Albulena Haxhiu deputete nga Lëvizja Vetëvendosje tha se pasqyra më e qartë se sa subjekte politike kanë përkrahje të qytetarëve, është që të garojnë të vetme.

"Kryesia e as këshilli i VV-së nuk ka vendosur për një koalicion, pra tek ne nuk vendos kryetari. Ne jemi treguar të hapur me LDK-në, konsiderojmë se opozita më e vërtetë është LDK dhe VV ani pse jemi e majta dhe e djathta. Shpresën rinisë ia ka hëngri ky subjekt politik, PDK. VV nuk bën koalicion me PDK-në. PDK dhe VV janë dy pole, PDK që e ka shkatërruar vendin, dhe VV që e do demokracinë, LDK duhet të zgjedh me kë dëshiron të shkoj", tha ajo, transmeton ksp.

Haxhiu deklaroi se dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit nuk ka ardhur për shkak të ftesës që ka pranuar nga Gjykata Speciale.

Ajo tha se në Vetëvendosje e kanë kundërshtuar datën 22 gusht për shpërndarje të Kuvendit, pasi sipas saj, PDK-ja nuk është e gatshme për zgjedhje dhe mund të përfitojë në kohë për të bërë kalkulime.

“Dorëheqja e Haradinajt ishte fillim i fushatës zgjedhore. Nëse do të ishte ftesa arsyeje, nuk do të kandidonte, do të priste. Po përfitojnë në emër të luftës. Ministrat e PDK-së, Hoxhaj e Hamza treguan se janë kundër zgjedhjeve, PDK lufton për vendin e tretë. Ne e kemi kundërshtuar datën 22 gusht, se këtu brenda natës bëhen pazare. Është shfrytëzuar çdo mundësi që të mos mbahen zgjedhjet. Opozita e vërtetë sot duhet të jetë në qeverisje e ardhshme", tha Haxhiu.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme