Arbëri

Ramadani: T’ia pranojmë Haradinajt punët e mëdha

Descriptive Text

Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, në një postim në Facebook ka shkruar se duhet t’i pranohet Ramush Haradinajt punët që i ka kryer.

Ai ka numëruar disa nga vendimet e Qeverisë Haradinaj, për të cilat thotë se tani vetëm duhet të mirëmbahen.

Ramadani i është kundërpërgjigjur PDK-së e LDK-së, të cilave u ka kërkuar të ia pranojnë punët e Haradinajt.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë, pa ndërhyrje:

Ramushit pranojani punët që i ka kryer! Mos u ndjeni keq ta pranoni të vërtetën!

Ky ka qenë vetëm fillimi.

Po lexoj që PDK-ja ka thënë se "Qeveria nuk e ka përmbushur misionin", ndërsa LDK-ja që "është qeverisur në bazë të odave".

Relaks në këtë fushatë njerëz të mirë.

Ramushit pranojani punët që i ka kryer!

Nuk kontestohet e vërteta.

Ky ka qenë vetëm fillimi i punëve të mëdha të Ramush Haradinajt!

Qeveria Haradinaj ka hyrë në historinë e shtetit të Kosovës me: 1) Ushtrinë,

2) Pozicionin e fortë sovran përballë Serbisë,

3) Ndaljen e ideve territoriale dhe 'Dodik Republikës',

4) Ligjin e Prishtinës, të Pagave, rikthimin e Pallatit të Rinisë për Prishtinën, pronat për komunat, sigurinë energjetike, 'Trepça' e Kosovës plotësisht, etj.

A mund t'i bëni sërish këto? S'ka më nevojë.

Vetëm duhet të mirëmbahen vendimet e Qeverisë Haradinaj në këto tema.

Tjerat po vijnë!

Kemi shumë për të thënë.

Hajde po e kryqëzojmë për të metat, por bile t'ia pranojmë punët e mëdha. A bën kështu?