Arbëri

Luftëtari i ISIS-it, pas rikthimit në familjen e tij në Kosovë, kërkon sërish Sirinë

Luftëtari i ISIS-it, pas rikthimit në familjen e tij në Kosovë, kërkon sërish Sirinë

Kosovari Fitim Lladrovci ka dhënë një rrëfim të jashtëzakonshëm për revistën “1843”, që publikohet nga “The Economist”, rreth rrugëtimit në Siri. Thotë se po të mundte do të shkonte nesër sërish për të luftuar atje. Ndërsa rrëfen si u radikalizua, kush e çoi në Siri, si u kthye dhe pse do të zgjidhte që prapë të ishte një xhihadist.

Rrugëtimi që e shtyu Fitim Lladrovci të bëhet pjesë e luftës nisi në tetor të 2013-ës, kur ai ishte 23 vjeç. Ai i mori kursimet e tij prej 350 dollarësh, u përshëndet me gruan e tij dhe la Obiliqin, shkruan “1843”.