Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramadani: Serbia s’ka ndryshuar, por frikësohet të bëjë luftëra shkaku që është djegur keq në Kosovë

Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, e ka quajtur forcim të institucioneve të vendit, Strategjinë e Sigurisë së Kosovës.

Ai thotë se kjo strategji bën Kosovën të synojë që të kthehet shtet model në rajon në fushën e sigurisë, mbrojtjes, informacionit dhe diplomacisë.

“Me të drejtë, kemi definuar Aktivitetet e Jashtme Armiqësore (Serbinë dhe Rusinë) si kërcënimin kryesor ndaj sigurisë së Kosovës”, thotë ai.

Ramadani thotë se pak javë pasi Kosova miratoi Strategjinë e modernizimit, Serbia e miratoi Strategjinë e vet Millosheviqiane.

“Sërish, e konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar fare, vetëm që tash frikësohet të bëjë luftëra, sepse është djegur keq në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe Maqedonci: Kosova është e sigurt e FSK-ja çdo ditë më e fortë Arbëri Maqedonci: Kosova është e sigurt e FSK-ja çdo ditë më e fortë

Ai thotë se dallimi mes Kosovës dhe Serbisë është sikur dallimi mes të mirës dhe të keqes.

“Pra, dallimi mes nesh është konceptual, i thellë dhe dallim mes të mirës e të keqes. Ne duam të modernizojmë veten dhe rajonin. Ata duan ta kthejnë të kaluarën Millosheviqiane”, thotë ai.