Murati: Legjislaturë “anemike”, ndër më të dobëtat Foto: Driton Paçarada / Koha

Murati: Legjislaturë “anemike”, ndër më të dobëtat

Dardane Neziri Dardane Neziri 11 August 2019 07:00

Përmbushja e vetëm 20 për qind të programit legjislativ të Kuvendit të Kosovës dëshmon se kjo legjislaturë është ndër më të dobëtat, sipas hulumtuesit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Murati, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Murati i është referuar si “legjislaturë anemike” e cila, siç thotë ai, është karakterizuar me mungesë të kuorumit, si dhe me tensione e polarizim të skajshëm të subjekteve politike.

Janë përpiluar rezoluta, mocione, të cilat, sipas tij, nuk kanë arritur që të miratohen.

Nga matjet që i kanë bërë në opinion, edhe si KDI, Murati ka thënë se mbi 70 për qind e qytetarëve janë shprehur të pakënaqur me punën e deputetëve të Kuvendit. Shqetësuese, sipas tij, është fakti se deri më tani nuk ka pasur kurrfarë ndëshkueshmërie ndaj “deputetëve dembelë”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme