Arbëri

Haradinaj për FAZ: Nuk kam kërcënuar kurrë dëshmitarët e Speciales

Haradinaj për FAZ: Nuk kam kërcënuar kurrë dëshmitarët e Speciales
Foto: Koha
 

Ramush Haradinaj, kryeministër i dorëhequr nga Qeveria e Kosovës, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka folur për gjendjen politike aktuale në Kosovë, ftesën nga Dhomat e Posaçme, dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, proceset politike në vend e idenë që e quan ai të rrezikshme, për ndryshim kufijsh.

Ai për FAZ kryesisht ka folur për shkuarjen e tij në Hagë për çka ka ripërsëritur se me këshilla të avokatit të tij, nuk i është përgjigjur pyetjeve në mënyrë specifike.