Arbëri

Çështja e ekstradimit apo jo të Morinës në Serbi ka mbetur në labirintet gjyqësore të Maqedonisë Veriore

Çështja e ekstradimit apo jo të Morinës në Serbi ka mbetur në labirintet gjyqësore të Maqedonisë Veriore

Ministria maqedonase e Drejtësisë ka dorëzuar në Gjykatën Penale kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina. Penalja kërkesën për ekstradim do ta dorëzojë edhe në Prokurori për të marrë mendim nga organi ndjekës, e më pas, qëndrimin e tyre do ia kumtojnë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do të japë vendimin përfundimtar, nëse Morina do të ekstradohet ose jo.

“Gjykatësi i procedurës paraprake, në pajtim me dispozitat ligjore, kërkesën do ta dërgojë në Prokurorinë kompetente për të marr mendim, ndërsa me marrjen e këtij mendimi, gjykata do të dalë me qëndrim, të cilin do e dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë e cila është kompetente për procedurën e mëtejshme të ekstradimit”, thonë nga Gjykata Penale, raporton Alsat-M.