Arbëri

GLSP kritikon procesin e mbyllur të KGJK-së për emërimin e gjyqtarëve në Departamentin Special

 

Drejtësia sot nga GLSP ka shprehur shqetësimin në lidhje me procesin e emërimit të gjyqtarëve në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe atyre që do të shërbejnë në Gjykatën e Apelit.

Ata përmes një reagimi për media thonë se ky proces, i menaxhuar në tërësi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mbetet i mbyllur në të gjitha aspektet e tij dhe për më tepër, lë dyshime të mëdha mbi kualitetin e procesit të përzgjedhjes dhe të vet gjyqtarëve që janë emëruar në pozitat e dhëna.