Çohu: Vetëm 12.3 për qind e grave janë të punësuara në Kosovë

Çohu: Vetëm 12.3 për qind e grave janë të punësuara në Kosovë

02 August 2019 11:49

Cilësia, financimi, mungesa e pajisjeve, pamundësia e ofrimit të punës praktike për nxënësit si dhe mungesa e bashkëpunimit me tregun e punës janë disa nga sfidat me të cilat përballen institucionet e arsimit profesional në Kosovë.

Kështu u tha me rastin e publikimit te raportit monitorues "Reforma ne fushën e arsimit dhe aftësimit profesional" nga organizata Çohu, ku u tha poashtu se papunësia vazhdon të mbetet e lartë kryesisht për gratë, me vetëm 12.3 për qind të punësuara, raporton kosovapress.

E një gjë e tillë po reflekton edhe në institucionet e arsimit profesional.

Florie Xhemajli tha se shkollat e aftësimit profesional nuk mund t'iu ofrojnë nxënësve as punë praktike.

Sa i përket kurrikulave, ajo tha se nuk po sjellin rezultate.

"Aftësimi teorik nuk i përgatit nxënësit për tregun e punës. Edhe nëse ka ndonjë marrëveshje për punë praktike, sipas shkollave, asnjë nga premtimet që i marrin nuk përfundojnë në ndonjë marrëveshje të qëndrueshme... Konsiderohet se 30 përqind e profileve nuk ekzekutohen në tregun e punës. Ajo që vie në pah është se numri i vajzave në disa fusha është tejet i vogël. Profesionet ku orientohen vajzat janë kryesisht tekstili, kujdesi ndaj të moshuarve. E në bazë të raportit të Rrinvest-it këto profesione janë të paqëndrueshme në treg", tha ai.

Sipas saj, duhet të merren masa, si mundësimi i menaxhimit të planeve nga vet shkolla e jo për çdo shpenzim teknik të shkojnë në DKA.

"Para se të flasim për reforma duhet të studiohet mirë gjendja dhe të hartohet plani për shkolla të caktuara", u shpreh ajo.

Sa i përket politizimit të shkollave, Xhemajli tha se ndikimet nga jashtë janë një ndër problemet e këtyre shkollave.

"Ka pasur shkollë që në një moment të caktuar të ndajë paralelet në dysh, në mënyre që stafi i rekrutuar në shkollë të arrijë t'i plotësojë orët", tha ajo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme