Arbëri

LVV-ja kallëzim penal për ish-ministrat e Bujqësisë për “keqpërdorime milionëshe të granteve”

LVV-ja kallëzim penal për ish-ministrat e Bujqësisë për “keqpërdorime milionëshe të granteve”
Foto nga zyra e Lëvizjes Vetëvendosje

Sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, anëtar i komisionit parlamentar për këtë fushë, dorëzoi kallëzimin penal për ish-ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerenda Stavileci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

Ai tha se grantet dhe subvencionet nga fondet publike janë të dedikuara për fermerët e bujqit, e veçanërisht për ata më në nevojë.