Arbëri

Serbia ia dorëzon kërkesën Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Tomor Morinës

Foto: Ilustrim
 

Ministria serbe e Drejtësisë i ka dorëzuar Maqedonisë së Veriut kërkesën për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i është konfirmuar agjencisë së lajmeve Tanjug nga kjo ministri.

Morina u arrestua javën e shkuar në pikën kufitare Blacë, sipas fletëarrestit nga Interpoli. Ai në Serbi kërkohet nën dyshimet se kreu krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë.