Arbëri

Premtohet zgjidhje për objekt më të mirë për Institutin Hidrometeorologjik

Afër vendit ku pritet të ndërtohet kompleksi qeveritar në Prishtinë, do të nisë ndërtimi edhe i Agjencisë së Mjedisit, një pjesë e të cilit do të shfrytëzohet edhe për Institutin Hidrometeorologjik.

Objekti në të cilin ndodhen aktualisht punëtorët ka vetëm 250 metra katrorë, përfshirë laboratorët dhe zyrat e stafit, e gjithashtu edhe pjesa tjetër ku bëhen matjet, raporton KTV.

Drejtoresha e Institutit, Letafete Latifi, ka thënë se objekti në të cilin punojnë aktualisht daton që nga viti 1983.

Sipas Latifit, investimi i fundit në këtë institut është bërë 5 vjet më parë.

Ndonëse është e kënaqur me lokacionin e zgjedhur nga Qeveria, Latifi thotë se do të ishte mirë që objekti i ri i institutit të ndërtohet afër objektit të vjetër.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës merret me fushën e meteorologjisë, hidrologjisë, klimës, ajrit, ujit dhe tokës.