Arbëri

Lekaj: S’ndryshon bota me shkuarjen e një Qeverie, projektet e MIT vazhdojnë

Foto: Koha

Të gjitha projektet e nisura infrastrukturore nga Qeveria Haradinaj do të implementohet siç kanë qenë ta planifikuara. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj i ka thënë Ekonomia Online se çdo projekt i nisur nga ministria që ai e drejton do të përfundojë.

Madje ai thotë se projektet vazhdojnë, ngase bota nuk ndryshon me shkuarje e një Qeverie.

“Sa i përket projekteve vazhdojnë nuk ndryshon bota me shkuarje e një qeverie. Qeveritë shkojnë e vijnë, por projekte duhet që të implementohen”, tha Lekaj.

Lekaj paralajmëron se do të nënshkruajë projekte të reja që parashihen me ligjet në fuqi.

“Çka e parasheh ligji në përgjegjësinë e ministrit unë do t’i nënshkruajë deri sa të jem në detyrë”, tha ai.