Arbëri

VV-ja e quan të papranueshëm mosveprimin e Prokurorisë

Kalimi i kallëzimit penal të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe shefit të Grupit parlamentar, Glauk Konjufca, në Prokurorinë Speciale për dëshmi të rrejshme nën betim ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është veprimi i vetëm që ka ndërmarrë deri më tani organi i akuzës.

Kurti dhe Konjufca pretendojnë se Thaçi dhe Veseli kanë deklaruar rrejshëm nën betim më 28 dhjetor të vitit 2018 në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës organizata “Syri i Popullit”.

Thaçi e Veseli patën thënë se Kurti dhe Konjufca janë pjesë e kësaj organizate, ndaj së cilës është duke u zhvilluar një proces gjyqësor, shkruan sot Koha Ditore.

Të pyetur rreth veprimeve që janë ndërmarrë, zyrtarja për informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë shkurt për gazetën se, më 24 qershor, rasti ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale.

Por drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë cilësuar të papranueshme mungesën e veprimeve nga Prokuroria, edhe pse janë bërë tre muaj pas dorëzimit të kallëzimit penal. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)