Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA po vëzhgon me vëmendje situatën në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt

Foto: Alban Bujari / Koha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e vëzhguar me vëmendje situatën në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit dhe se si do të merren institucionet me këtë çështje.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke e vëzhguar me vëmendje se si Kosova po ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Se si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, ka shkruar ai në Twitter.

Haradinaj u dorëhoq javën e kaluar për t’iu përgjigjur ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, duke thënë se dëshiron të shkojë si qytetar e jo në cilësinë e kryeministrit.

Zyra ligjore e Kryeministrisë është ngarkuar të sqarojë situatën e Qeverisë që tashmë është dorëhequr, dhe t'i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese.  Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë situatën e krijuar pas dorëheqjes së tij.