Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti pas mbledhjes së Qeverisë: Reflektoi edhe një herë mungesa e kompetencës së kryeministrit të dorëhequr

Avdullah Hoti, shef i GP të LDK-së, ka reaguar pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, që u thirr nga Ramush Haradinaj, kryeministër i dorëhequr.

Ai madje edhe vet sot tha se është ish-kryeministër.

Haradinaj: Unë jam një ish-kryeministër

Hoti thotë se “Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje, dhe mega qeverisë së tij me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë”.

Postimi i Hotit:

Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:

Edhe Qeveri në detyrë e pakufizuar në kompetenca Arbëri Qeveri në detyrë e pakufizuar në kompetenca

- falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,

- ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,

- urdhërimi i prokurorit se si të veprojë në një rast hetimor,

- shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,

- shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

- vendimi, e më vonë tërhqeja e atij vendimi, për shpronësim të një objekti privat,

Edhe Njohës të çështjeve ligjore dhe opozita thonë se Haradinaj s’mund t’i drejtohet Kushtetueses Arbëri Njohës të çështjeve ligjore dhe opozita thonë se Haradinaj s’mund t’i drejtohet Kushtetueses

- vendimi për dhënjen e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.

“Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë”, ka shkruar Hoti.