Arbëri

Skanimi i mallrave të Kosovës në Shqipëri rrit koston e tyre, thotë diplomati Ukshini

 

Tiranë, 26 korrik - I ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, kërkon nga autoritetet shqiptare që ta heqin procedurën e skanimit të mallrave të Kosovës që kalojnë në zyrën doganore në Durrës.

Gjatë një interviste në News24, Ukshini shprehet se fatura e skanimit të mallrave në Shqipëri i shkon biznesit dhe kjo rrit koston për kompanitë e Kosovës.