Arbëri

UNICEF-i vlerëson se 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk vijojnë shkollimin

 

Sipas një vlerësimi nga UNICEF-i, nga 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, vetëm 5,300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë. Ndërkaq 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur jashtë shkollave.

Fiona është një vajzë 13 vjeçare me aftësi të kufizuara e cila jeton në Fushë Kosovë dhe për të ky vit do të jetë i veçantë pasi që ajo do të kthehet në shkollë pas plotë tri vitesh larg bankave shkollore. E gjithë kjo është bërë e mundur falë zyrtarëve komunal të arsimit të cilët kanë gjetur zgjidhjen për Fionën dhe shumë fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuar, që të përgatiten për vitin e ardhshëm shkollor 2019.