Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha dëshmon para prokurorëve belgë për çështjen “Toyota Yaris”

Tiranë, 25 korrik – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirrur në prokurori për të dëshmuar për çështjen e “Toyota Yaris.”

Prokuroria e Krimeve të Rënda, njoftoi zyrtarisht se kanë mbërritur në Tiranë prokurorë belgë, të cilët do të asistojnë në marrjen në pyetje të kryetarit të PD-së Basha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në vijim të ekzekutimit të letërporosisë së dërguar nga autoritetet belge, përfaqësues të Prokurorisë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve proceduriale të kërkuara dhe të lejuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojnë në marrjen në pyetje të personave të pandehur si dhe marrjen në pyetje të shtetasit Lulzim Basha”, sqaroi prokuroria.

Prokurorët belgë duan të dinë nga lideri i PD-së si u informua ai për sasinë e 3,4 milionë euro, cili ishte informacioni dhe nga kush e mori këtë informacion.

Edhe zyra e shtypit e PD-së njoftoi sot se kryetari i PD-së Basha do të paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar para prokurorëve belgë per çështjen “Toyota Yaris.”/ATSH.