Arbëri

MPMS tregon mënyrën e aplikimit për pensionistët e arsimit të viteve të '90-ta

MPMS tregon mënyrën e aplikimit për pensionistët e arsimit të viteve të '90-ta
 

Së shpejti pritet të fillojë kompensimi shtesë për mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës së viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një njoftimi ka bërë të ditur mënyrën e aplikimit për pensionistët e arsimit të viteve 1990-1999, transmeton Koha.net.