Qarkullimi Kosovë – Shqipëri me më shumë shirita

Qarkullimi Kosovë – Shqipëri me më shumë shirita

24 July 2019 11:48

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë.

Siç njofton kumtesa, Lekaj tha se revitalizimi i pikës kufitare do të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit. Ai shtoi se edhe në vazhdim do të punohet që ky kufi të mbetet simbolik.

Mes të tjerash, theksoi se pret që infrastruktura rrugore të zgjerohet edhe në hyrjen e kufirit nga ana e Shqipërisë.

“Për 10 ditë, MIT, në kuadër të mirëmbajtjes rrugore, asfaltoi shiritat shtesë dhe ata ekzistentë, dhe shtoi shenjëzimin bashkë me ndriçim”, thuhet në kumtesën nga kjo Ministri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme