Arbëri

Hapet konkursi për rekrutimin e noterëve të rinj

Foto: Koha

Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka shpallur konkurs publik për zgjedhjen e noterëve.

“Në bazë të nenit 10 të Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë si dhe vendimit Nr. 122/2019 të datës 22.07.2019 Ministria e Drejtësisë publikon ‘Konkurs publik për zgjedhjen e noterëve’”, thuhet në njoftim, raporton Koha.net.

Ministria e Drejtësisë ka hapur 79 pozita të lira për noterë për komunat e mëposhtme:

Dragash - 1 (një) pozitë të lirë;

Ferizaj – 3 (tre) pozita të lira;

Fushë Kosovë - 4 (katër) pozita të lira;

Gllogoc - 2 (dy) pozita të lira;

Graçanicë - 4 (katër) pozita të lira;

Gjakovë - 3 (tre) pozita të lira;

Gjilan - 3 (tre) pozita të lira;

Hani i Elezit - 1 (një) pozitë të lirë;

Istog - 2 (dy) pozita të lira;

Junik - 1 (një) pozitë të lirë;

Kaçanik – 1 (një) pozitë të lirë;

Kamenicë - 2 (dy) pozita të lira;

Klinë - 2 (dy) pozita të lira;

Kllokot - 1 (një) pozitë të lirë;

Leposaviq - 1 (një) pozitë të lirë;

Lipjan – 2 (dy) pozita të lira;

Malishevë - 3 (tre) pozita të lira;

Mamushë - 1 (një) pozitë të lirë;

Mitrovica e Jugut - 2 (dy) pozita të lira;

Mitrovica e Veriut - 3 (tre) pozita të lira;

Obiliq - 2 (dy) pozita të lira;

Partesh - 1 (një) pozitë të lirë;

Pejë - 3 (tre) pozita të lira;

Podujevë – 4 (katër) pozita të lira;

Prishtinë - 6 (gjashtë) pozita të lira;

Prizren - 6 (gjashtë) pozita të lira;

Rahovec - 2 (dy) pozita të lira;

Ranillug - 1 (një) pozitë të lirë;

Skenderaj - 2 (dy) pozita të lira;

Suharekë - 2 (dy) pozita të lira;

Shtërpcë - 2 (dy) pozita të lira;

Viti - 1 (një) pozitë të lirë;

Vushtrri – 3 (tre) pozita të lira;

Zubin Potok – 1 (një) pozitë të lirë;

Zveçan - 1 (një) pozitë të lirë;

MD njofton se afati për dorëzimin e dokumentacionit për konkurrim fillon nga data 24 korrik 2019 deri me 7 gusht 2019, dhe se aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se kandidati i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:

• Në kërkesë të shënohet komuna në të cilën aplikon kandaidati;

• Çertifikatën e shtetësisë;

• Vërtetimin nga Gjykata se nuk i është hequr zotësia e veprimit;

• Të ketë integritet personal dhe profesional (deklaratë me shkrim nga aplikuesi);

• Diploma e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, kopja e Diplomës duhet te jetë e NOTERIZUAR;

• Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi duhet te dorëzohen në kopje te NOTERIZUARA.

• Vërtetimi për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 5 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-010 për Noterinë, Vërtetimi duhet të jetë origjinal ose kopje e NOTERIZUAR;

• Certifikatën për dhënien e provimit të Noterisë, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë;

• Dëshmia që aplikuesi nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale;

• Gjendja e llogarisë bankare për 6 muajt e fundit ose dëshmi tjetër që kandidati është në gjendje financiare të themeloj zyrën noteriale, përkatësisht të t’i siguroj lokalet përkatëse dhe pajisjet e nevojshme për ushtrimin e funksionit të noterit.

“Dokumentacioni për konkurrim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (Ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhese Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16:00”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë se kur u shpall konkursi i parë për rekrutimin e noterëve të rinj MD tha se do të jetë “1 noter në 10 mijë banorë”.

Anëtarë të PDK-së dhe familjarë e të afërm të tyre, pritet që së shpejti të jenë noterë në shumë institucione dhe komuna.

Opozita akuzoi Ministrinë e Drejtësisë se rekrutimi i noterëve ishte kryekëput politik dhe kërkoi pezullimin. Lëvizja Vetëvendosje e quajti skandal. Por, ministri Abelard Tahiri e kishte quajtur ‘politik’ vet kërkesën e opozitës për ta pezulluar atë, dhe kishte njoftuar se rekrutimi i noterëve të rinj do të nisë së shpejti.

Gjithashtu, ministri Tahiri kishte mohuar se ka pasur konflikt interesi në Provimin e Noterisë. Megjithatë, provimin e kanë kaluar shumë familjarë të politikanëve. Por, KTV-ja dhe Koha Ditore patën raportuar se 175 kandidatë e kanë kaluar provimin e fundit me gojë të noterisë, e në mesin e tyre ishin gruaja e ish-ministrit të PDK-së Hajredin Kuçi, gruaja e kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, dhe gruaja e deputetit të PDK-së Rafet Rama.

Pjesë e noterisë do të jetë edhe djali i axhës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Hysni Veseli, dhe dhëndri i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, Ekrem Dreshaj.

Kujtojmë se provimin e noterisë e kanë kaluar edhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe këshilltarë të ministrit Abelard Tahiri.