Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Foto: Koha / ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vala e të nxehtit Afrikan e cila do të kushtëzojë në Shqipëri mot temperatura të larta.

Moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës perëndimore. Në zonat malore vranësirat do të shfaqen të pakta deri mesatare ku nuk do të përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 17/33°C

Zonat e ulëta 19/39°C

Zonat bregdetare 22/35°C