Protestë qesharake për të kundërshtuar dënimin e “qeshjes me zë të lartë” Foto: Koha

Protestë qesharake për të kundërshtuar dënimin e “qeshjes me zë të lartë”

Afrim Kërçagu Afrim Kërçagu 22 July 2019 23:51

Aida Gashi, prishtinasja që u dënua me 100 euro gjobë për shkak të qeshjes në publik, ka mbledhur sërish shoqërinë e saj në të njëjtin vend, në një protestë që e kanë quajtur qesharake.

KTV-së ajo i ka thënë se dënimi i saj është i padrejtë.

“Jam mbledhur me shoqërinë time me qesh në të njëjtën mënyrë që kam qenë duke qesh edhe në momentin kur jam gjobitur. Dënimi ka bërë bujë sepse dënimi ka qenë i padrejtë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka treguar se ndaj kësaj gjobe tash do të bëjë ankesë në Policinë e Kosovës, e në të kundërtën ajo ka thënë se bashkë me avokatin e saj, Tomë Gashi do të vazhdojnë në gjykatë.

Këtë e ka sqaruar më herët për Koha.net, avokati Gashi. Ai ka thënë se përmes kësaj ankese, ajo ka për qëllim të sensibilizojë Policinë që të merret me raste më urgjente e jo me të qeshurat e qytetarëve.

Gjoba prej 100 eurosh e Gashit ka marrë vëmendjen e publikut vendas për shkak se është e pazakontë dhe e para e këtij lloji në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme