Arbëri

Kërkohet dorëheqje morale e zëvendësministrave dhe e koordinatorëve

Kërkohet dorëheqje morale e zëvendësministrave dhe e koordinatorëve
 

Për sa kohë që Qeveria në dorëheqje do të kryejë detyrat e saj, buxheti i Kosovës do të vazhdojë të paguajë miliona euro për një armatë të tërë të personave të rehatuar nëpër pozita të krijuara nga kjo qeveri.

75 zëvendësministrat e kësaj qeverie bashkë me stafin përcjellës të tyre, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, tanimë nuk kanë ndonjë funksion praktik, shkruan sot Koha Ditore.