Arbëri

Kosova me ligj të mirë e zbatim të dobët për mbrojtjen e pronësisë intelektuale

Valon Kashtanjeva, drejtor i Zyrës për të Drejtat e autorit në Kosovë thotë se Kosova ka një kuadër të mirë ligjor për mbrojtjen e të drejtës mbi pronën intelektuale, por zbatimi mbetet sfidë.

Kësisoj, sipas tij, duke patur parasysh që sistemi është ende i ri dhe njerëzit që ndeshen me këtë fenomen në bizneset e tyre dhe publiku kanë pak njohuri për këtë fushë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se shpreson qe me krijimin e strategjisë së re për këtë çështje në Ministrinë e Kulturës, ligji për të drejtat e autorit të ketë një zbatim më të mirë.