Arbëri

Haradinaj falënderon ata që po e përkrahin

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur këto ditë, pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit dhe ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ai ka shkruar se asnjëherë nuk është ndjerë vetëm.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë. Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë”, ka shkruar ai.