Iniciohet rritja për 30 për qind e sigurimit të automjeteve Foto: Koha / ilustrim

Iniciohet rritja për 30 për qind e sigurimit të automjeteve

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 22 July 2019 07:15

Kompanitë e sigurimeve kanë ndërmarrë iniciativën për t’i rritur çmimet e sigurimit të automjeteve, në emër të detyrimeve financiare që u janë shtuar si pasojë e bankrotimit të kompanisë “Insig”. Banka Qendrore (BQK) nuk ka treguar nëse do ta aprovojë rritjen.

Zyrtarisht as BQK dhe as Shoqata e Sigurimeve (SHSK) nuk kanë treguar për iniciativën, për të cilën gazeta ka siguruar informacione nga burime në më shumë se një kompani. Por këto institucione as nuk e kanë mohuar informatën, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Shoqata e Sigurimeve të Kosovës potencon se çështja e ndryshimit të çmimit të sigurimeve është çështje individuale e secilës kompani të sigurimit”, kanë thënë në SHSK, pa e mohuar iniciativën. “Ndërsa ndryshimi i çmimeve për produktet e sigurimit vullnetar është në diskrecionin e secilit sigurues veç e veç, për të cilat nuk kërkohet aprovimi nga BQK”.

Mbështetur në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, secili sigurues ka të drejtë të paraqesë kërkesë për aprovim ose ndryshim të tarifave të sigurimit TPL, për të cilat çdo përllogaritje e tyre duhet të jetë në harmoni të plotë me rregullat e përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Këto rregulla përfshijnë përcaktimin e strukturës së primit, shumën minimale apo maksimale apo kufi tjetër brenda të cilit primi duhet të jetë, si dhe bazën teknike e cila duhet të përdoret nga siguruesit me rastin e llogaritjes së primit të sigurimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme