Kryeziu: Kosova s’ka arritur ta imponojë veten si aktore serioze karshi BE-së

Kryeziu: Kosova s’ka arritur ta imponojë veten si aktore serioze karshi BE-së

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 21 July 2019 07:00

Leonora Kryeziu ka theksuar se që nga shpallja e Pavarësisë, veçanërisht që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova nuk ka arritur ta imponojë veten si aktore serioze karshi Bashkimit Evropian. Ajo ka shtruar nevojën për shumë më shumë punë në reformat që i kërkon rruga e anëtarësimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryeziu është drejtoreshë ekzekutive në Institutin e Prishtinës për Studime Politike, dhe qëndrimin e ka shprehur në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”.

Tek ka folur për mungesën e kryerjes së “detyrave të shtëpisë” në rrugën e anëtarësimit, ajo ka theksuar se Qeveria duhet të dëshmojë vendosmëri dhe guxim për reforma që do të nxitnin zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin qytetar, do të ndalnin emigrimin dhe do të kthenin besimin qytetar në shtet.

“Kosova duhet t’i kryejë këto reforma së pari për vete, për të ardhmen e qytetarëve të saj”, ka thënë ajo. “Vonesat janë rregull dhe jo përjashtim. Duhej të ishte e kundërta”.

Kryeziu ka rikujtuar se secili shtet që synon integrimin duhet të dëshmojë vendosmëri për të çrrënjosur aspektet që dëmtojnë funksionalitetin e institucioneve, veçmas krimin dhe korrupsionin. Në rastin e Kosovës, sipas saj, vullneti ose nuk ka ekzistuar, ose vetëm në doza minimale.

Mes të tjerash, në këtë intervistë ajo ka treguar adresën ku duhet kërkuar përgjegjësia për mungesën e liberalizimit të vizave dhe ka alarmuar se si Kosova nuk është duke e shfrytëzuar një “dritare të mundësisë” për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme