Arsyet e ngecjes së Kosovës në rrugën evropiane, janë kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.
Shkrimi kryesor me titull “Politikat joevropiane”, sqaron se pse MSA-ja dhe proceset tjera ende nuk ia kanë hapur rrugën Kosovës të aplikojë për anëtarësim në BE.
Aty mund të kuptoni se si pandëshkueshmëria e të korruptuarve të nivelit të lartë dhe migrimi masiv po vazhdojnë t’i mbajnë kosovarët të izoluar.
Në intervistën e javës, drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Leonora Kryeziu, flet për dështimin e shtetit që ta tregojë veten si palë serioze në raport me BE-në.
Në faqet e së dielës, mund ta lexoni edhe reportazhin për dy historianë që kanë mbledhur mijëra dokumente historike e receta mjekësore për mjekësinë e Ferizajt dhe rrethinës. “El Chapo – Viktimë e legjendës së tij” dhe “Eurojetimët”, janë dy nga titujt në faqet e botës.
Fejtoni, këtë javë, sjell informacione për ndryshimin e qëndrimit të Shqipërisë ndaj Amerikës gjatë pushtetit të Ramiz Alisë. Në rubrikën Kosovarçe, vjen shkrimi për pensionistët të cilët fajësojnë klasën politike për ikjen e të rinjve nga Kosova.
Rubrika e kulturës sjell perfomancat sfiduese të grupit “Asphalt Piloten” nga Zvicra, i cili perfomoi në rrugët e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Në Monument mund të lexoni për gjellëbërësin Mustafë Velia dhe recetat sekrete të tri gjeneratave. Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, veçohet ai për sulmuesin e Llapit, Valmir Veliu, i cili ka lënë prapa lëndimin e rëndë ndaj Prishtinës dhe po shikon të ardhmen që shpreson ta dërgojë në majat e futbollit.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në mbi 80 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.