Pritje të gjata ka pasur në kufirin e Merdares, për të lëshuar vendin.
Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova, janë përballur me mbi dy orë vonesa, edhe pse mbërritja e tyre në kufi ka qenë e hershme.
Të tjerë mërgimtarë theksojnë se është krijuar njëfarë kulture te ngasësit gjatë pritjes nëpër kolona kufitare dhe se kalimet duke e tejkaluar radhën, janë zvogëluar, raporton KTV.
E fajin për pritjen dhe radhët e gjata, ata e adresojnë diku tjetër.
’’Edhe përkundër pritjeve të gjata me më shumë se dy orë, mërgimtarët theksojnë se problemi kryesor është në anën tjetër të kufirit.’’
Edhe
Deri në dy orë kanë pritur qytetarët për të dalë nga Kosova
Nga publikimet e fundit të Qendrës për Kontrollin Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 40 minuta deri në 1 orë, derisa kolona në këtë hyrje është e gjatë deri në 50 metra.
Derisa, sipas këtyre publikimeve, për të dalë nga Kosova, pritjet zgjasin nga 3 deri në 5 minuta, por një gjë e tillë megjithatë nuk u pa të ndodhte.