Arbëri

Vendimin e Agjencisë për Akreditim, Ambasada Amerikane e quan të duhur

Vendimin e Agjencisë për Akreditim, Ambasada Amerikane e quan të duhur
Foto: Ilustrim/Koha

Ambasada Amerikane në Kosovë, e vlerëson të duhur vendimin e Agjencisë për Akreditim.

“Vendimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për ta tërhequr akreditimin e disa institucioneve të arsimit të lartë ishte i vështirë por ishte vendim i duhur. Është roli i tyre për të bërë vendime objektive dhe të bazuara në standardet e nevojshme për t'u siguruar studentëve të Kosovës të marrin arsimin cilësor që ata e meritojnë”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane, transmeton Koha.net.